Luizi duket se “shtrirjen e dorës” për Efin e ka patur sa për ta shfrytëzuar për lojë, pasi ditën e sotme, ai ka nxjerrë sërish fytyrën e tij të vërtetë duke thënë se e do jashtë shtëpisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me Kiarën, Luizi i kërkoi asaj që të mos e shpëtojë në asnjë mënyrë Efin në rast zinxhiri nominimesh. Ai tha se do e shfrytëzojë Efin për t’i marrë edhe votën për lider dhe më pas do të merret me atë.

E vetmja akuzë që Luizi bën ndaj Efit është video që është treguar në “prime” në momentin kur ajo ishte jashtë shtëpie por ty ajo ka mbështetur këngëtari në një moment kur ai i kishte të gjithë kundër në shtë pi dhe studio, madje edhe “gruan” e tij.

Pak ditë më parë, ai iu kërkoi Efit dhe Kiarës që ta mbyllnin debatin mes tyre dhe mos e hapnin më brenda shtëpisë, por tani ai thotë se do e hapë vetë. Sipas tij në debatin Kiara-Efi, gënjen kjo e fundit. Luizi tha së nëse i vjen mundësia edhe veten e tij do e nxjerrë “kokë më kokë” në nominim me Efin.

BISEDA

Luizi: Unë nuk e lë Efin që të dali si martire që këtu dhe as me Zarf të zi, ajo do të dali me nominim dhe do të dali jashtë. Përpara se me dalë, do ja plasi në fytyrë tëra, do e bëj të pranojë gjithçka që ka bërë

Mua më intereson ajo çfarë shoh këtu brenda, sepse unë këtu kam përballë kam vajzën që dua dhe dua të kaloj jetën dhe kam një konkurrente. Mos harro se si e ka filluar. Ajo e ka filluar me sëpatë në dorë dhe i hasi sharra në gozhdë edhe u ndal dhe kur pa më pas dronat rresht t’u ardh …

Prej kësaj loje ajo do të dali jashtë. Do të dali, nuk ka më, ka ardhur fundi, edhe tre javë janë. Nuk do të mbështes Efin unë për diçka që do të më kthehet kundra. Nuk do të mbështes kërkënd, aq më tepër Efin, për atë që ka bërë jashtë, që e pashë në video. Kështu që ta harrojë që do t’i ecin planet siç i ka menduar vetë. Ja kam lënë, dy javë e studiova dhe tani ka ardhur koha, me mbarimin e prime-t të nesërm fillon gjithçka mes meje dhe Efit. Nuk le unë banor me ardh muajin e fundit dhe me fillu me u ndje pretendentë. Nëse këta do të rrijnë si në varreza, nuk rri unë. Nëse këta e mbyllin debatin se me ty nuk debatohet se je vulgar, është e drejta e tyre. Përderisa Efi me ato debate, që sipas tyre janë vulgare dhe banale është akoma në shtëpi, atëhere nuk kanë qenë, se është akoma në shtëpi, se ndryshe do kishte Zarf të Zi. Efi ka debatuar me të gjithë këtu në shtëpi, përveç me mua. Ndoshta është më e fortë se unë, por ajo do të shihet. Unë kam favorin që gjithçka që të më qesi goja nuk penalizohem, kurse ajo nuk e ka.

Kiara: Do rikthehet ajo prap pra Kiara-Efi, Kiara-Efi. Se unë e mbylla një herë atë muhabet.

Luizi: Jo nuk rikthehet, e ka mbyllur me ty ajo, por jo me mua. Ajo kërkon të më hedhë hi syve mua, që gjoja sikur ato që ka bërë jashtë i ka bërë për qëllim të mirë. Por, i ka bërë vetëm për interesa personale. Aty nuk ka dashuri, por shfrytëzim. Nga ju të dyja, është ajo që rren. Atë të kam xhan ajo e ka provuar me tërë shtëpinë, por vetëm me dy vet nuk i ka ecur, me mua dhe me Oltën, sepse ja kthen siç ajo nuk e pret. Për të shkuar në finale, duke të kalojë mbi trupin tim. Publiku jashtë e njeh Efin, të njeh edhe ty. Ajo ka ardhur të ma futë mua.

Do t’i marr edhe votën për lider, të bëhem lider edhe … Gjithçka që ju e sollët këtu brenda do zgjidhet këtu, Ju erdhët dhe më thatë të dyja që më doni, më respektoni dhe se kur të dalim jashtë do ju jap të drejtë të dyjave, por kjo nuk shkon. Ajo mendon se më ka shfrytëzuar këto dy javë, por unë nuk jam budalla. Kur ta kuptojë ajo do jetë tepër vonë. Ajo është duke vazhduar luftërat e mia dhe është duke i dhënë edhe më fort. Por duke dalë kjo, të le ty në hije komplet se dhe t’i je duke luftuar për të njëjtin pozicion. Nëse del ti dhe Bledi me kë do merret ajo. Ti mendon se është aq e drejtë ajo që të shtrëngojmë duart dhe kë të vendosë publiku. Vjen nga “Përputhen” ajo, nuk e harroj për asnjë sekondë unë se si janë këto. Nës e do më vij në dorë me anë të liderit apo diçka tjetër me dalë kokë më kokë me mua edhe këtë nder do e ketë.

Të ishte Efi dhe Kejvina këtu, dy milion % më shumë besoj Kejvinës sesa Efin. Të ishte Efi dhe Olta dy milion % besoj Oltën. Olta e ka lojën e rëndë dhe të egër, ama është e drejtpërdrejtë. Ajo i ka këllqet të ta thotë në sy, kurse ajo të hedh hi syve. Në rast zinxhiri, mos shpëto Efin në asnjë mënyrë, shpëto Visin, Keisin, Jori, por jo atë.