Pasi ka dalë nga dhoma ku qëndronte me Efin, Luizi ka nisur menjëherë sulmet ndaj banorëve që votuan kundër tij. Dhe një ndër to ishte Olta. Kjo e fundit i tha Luizit se gjithmonë do votojë kundër tij sepse nuk ka respekt për të ndërsa Luizi ia ktheu duke i thënë se do e bëjë të kërkojë vetë të dal jashtë.

Biseda mes tyre:

Luizi: Ti kur më sheh mua djersin

Olta: Po, po dridhem

Luizi: Djersin se e di ça të pret

Olta: S’kam pikë respekti për ty

Luizi: Do të bëj të kërkosh ndihmën e publikut për me dal jashtë

Olta: Mbaje fjalën!