Portali CNA ka bërë të ditur se SPAK ka ka kryer arrestime masive në Bashkinë e Tiranës këtë të enjte. Sipas informacioneve mësohet se në pranga kanë rënë drejtori i IMT Mariglen Qato dhe Redi Molla ish drejtor i Ujësjellesit dhe aktualisht në poste të larta drejtuese në Bashkinë e Tiranës.
Nuk dihet ende nëse arrestimet e SPAK kanë lidhje me aferën e inceneratorëve apo janë pjesë e dosjes 5D, kompanisë që dyshohet se është në pronësi të drejtuesve të Bashkisë dhe përfitonte tendera nga kjo e fundit.
Qato dhe Molla jane drejtuesit e larte te radhes qe arrestohen ne Bashkine e Tiranes, pas arrestimit pak muaj me pare te Taulant Tushes