Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë natës në qytetin e Ersekës, kryesisht në disa fshatra të zonës. Lëkundjet nuk kanë qenë shumë të forta, por kanë qenë të shpeshta dhe kanë krijuar panik tek banorët e zonës dhe disa prej tyre kanë dalë nga banesat.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Mollas në Ersekë dhe magintuda më e madhe ka qenë 4.4. lëkundjet janë nisur gjatë natës dhe kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit. Sipas IGJEUM janë ndjerë mbi 20 paslëkundje. Lëkundjet e tërmeteve janë ndjerë edhe në Konispol. Për Report Tv qytetarët janë shprehur se e kanë kaluar natën jashtë, pasi kishte shume pasgoditje.
Një tërmet është regjistruar edhe në Janinë të Greqisë rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm. Lëkundjet janë ndjerë edhe në jug të Shqipërisë.