Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka vendosur për disa vendime në Qeveri pas mbledhjes së Kongresit të Partisë Socialiste, ku një sërë dikasteresh do të kenë drejtues të rinj në vitin e mbetur të qeverisjes, “Rama 3“.
Surpriza më e madhe është e ikjes së Taulant Ballës nga Ministria e Brendshme, ku ai do të marrë detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Vendin e tij të cilin Balla e lë vetëm pas një viti në detyrë e merr Ervin Hoxha, i cili do të jetë ministri i ri i Brendshëm.
Balla ndërkaq zë vendin e Elisa Spiropalit në krye të Ministrisë së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ervin Mete nga ana tjetër, nuk do të jetë më ministër i Financave, pasi vendin e tij do ta zërë Petrit Malaj.
Po ashtu, ndryshime do të ketë edhe në Ministrinë e Brendshme, ku Niko Peleshi lirohet nga detyra, pasi do të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar socialist.
Ai zë vendin e Bledar Çuçit, i cili do të jetë nënkryetar i Parlamentit, mbrojtja ndërkohë i kalon, Pirro Vengut.
Vengu ka pasaportë greke dhe kjo u zbulua pasi mori detyrën disa vite në parë në Ministrinë e Jashtme nën drejtimin e Ditmir Bushatit.
Kujtojmë se më 26 korrik, Lindita Nikollanjoftoi se nuk do të jetë më në krye të Kuvendit