Inceneratorët janë afera më e madhe korruptive që sot ndodhen në duar të SPAK-ut.
Kjo aferë korruptive i ka zgjatimet edhe në media.
Skandali thellohet pasi në një kohë që pronarët e inceneratorëve janë në kërkim nga SPAK-u, vijojnë të derdhin para në media.
Sipas këtyre të dhënave “Top Channel” në muajin gusht, ka marrë jo pak, por 58 milionë e 565 mijë lekë të vjetra nga inceneratori i Tiranës.
“Top Channel” mori nga inceneratorët 58 milionë lekë
Inceneratori i Tiranës nuk funksionon, por “Top Channel”-it i jep miliona në një muaj.
Paratë janë dhënë me datë 19.08.2022, nga “Integrated Energy” me numër NIPT-i, L72031013B, ku zotërues për këtë Subjekt është “GeoGenix BV” (Ish-Integrated Energy B.V), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të të drejtës tregtare holandeze, e regjistruar në datën 19.08.2016, me numër në regjistrin tregtar të Amsterdamit 66671752, me administrator Georgi Leonidovich Birman dhe Simone Dormio. Klodian Zoto ka qenë administrator i shoqërisë në periudhën 2016-2018. Shoqëria ka ndryshuar emrin në 13.02.2020, nga “Integrated Energy BV” ne “Geogenix BV”
Për çfarë i janë dhënë këto parë “Top Channel”-it?
“Top Channel” ka marrë para nga inceneratorët dhe vijon të marrë para nga inceneratorët.
58 milionë e 565 mijë lekë të vjetra i janë dhënë vetëm në një muaj “Top Channel”-it nga inceneratori i Tiranës.
Përtej faktit që janë dhënë në kohë kur inceneratorët janë nën hetim dhe pronarët e tyre në kërkim, pyetja shtrohet se për çfarë janë dhënë, për propagandë, për të vzhduar linjën se sa të mirë janë inceneratorët, apo që “Top Channel” të bëjë avokatin e tyre, duke bërë presion dhe shantazh, ndaj prokurorëve që po hetojnë ortakët e tyre.
Kujtojmë se në vitin 2019, Vjollca Hoxha u bë ortake me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton nëpërmjet kompanisë “Em Capital Group”, e cila ishte krijuar në Bullgari.
Kjo kompani më pas erdhi në Tiranë dhe blenë 51 për qind të aksioneve të brendit të “Lori Cafesë”, “Valtelina Café”.
Dhe pas tri vitesh ortakëri duke e përdorur “Top Channel” për propagandë ditë e natë pronarët e inceneratorëve ia kthejnë sërish aksionet Vjollca Hoxhës.
Hoxha, sipas një kontrate, ka marrë rreth 1.5 milionë euro me transfertë bankare, më pas 6 këste të tjera.
Pra, Vjollca, bëri ortakëri me Mirelin dhe Klodin e inceneratorëve duke i dhënë 51 për qind të aksioneve të kompanisë dhe duke mbajtur vetë 49 për qind