Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Egjipt ku si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion të parkuar, ndërruan jetë 25 persona dhe u plagosën 35 të tjerë.

“Shoferi i kamionit ishte ndalur në anë të rrugës për të ndërruar një gomë kur u godit nga pas nga autobusi me rreth 50 pasagjerë,” shpjegoi guvernatori i Minya, ku ndodhi incidenti, 300 kilometra në jug të Kajros.

Autoritetet njoftuan se do të paguanin një dëmshpërblim prej rreth 500 euro për të afërmit e viktimave.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Egjipt, ku rrugët nuk janë të mirëmbajtura dhe kodi i trafikut shpesh nuk respektohet.

Zyrtarisht, 7000 njerëz u vranë në aksidente rrugore në vitin 2020 në vendin më të populluar të botës arabe, me 103 milionë banorë.