-900-0-1738246883xwashington-arthrou-506

SHBA u trondit sot nga përplasja e një avioni me një helikopter të ushtrisë në Uashington, ku humbën jetën 67 persona dhe asnjë nuk mundi t’i mbijetonte aksidentit tragjik ajror. Mediat ndërkombëtare kanë siguruar audion kullat e operatorit, kur kuptojnë se një tragjedi e pashmangshme do të ndodhte. Një kontrollor i trafikut ajror tha: “PAT 2-5 a mund të shihni CRJ?”. Operatori tjetër më pas tha: “PAT 2-5 fluturoi pas CRJ”. Menjëherë pas kësaj, audio regjistroi një zhurmë të rëndë dhe një “oooh” në sfond, me sa duket vinte nga kulla e kontrollit kur operatorët kuptojnë se ka ndodhur përplasja.

Më pas, kulla e kontrollit njoftoi një pilot tjetër për atë që ndodhi.

“Nuk e di nëse e keni kuptuar më herët se çfarë ka ndodhur, por ka pasur një përplasje pranë pistës 3-3. Ne do të mbyllim për një kohë të pacaktuar pistën, ju duhet të devijoni uljen. Ju sugjeroj të komunikoni me kompaninë. Më lajmëroni se çfarë dëshiron të bësh,”- tha kontrollorja duke iu referuar pistës 3-3.

Audioja zbuloi gjithashtu se një tjetër pilot ishte dëshmitar i incidentit dhe e konfirmoi atë me një kontrollues të trafikut ajror.

“Po, ne ishim afër aeroportit dhe pamë zjarr nga përtej Potomac,”- tha një tjetër pilot.

Biseda e fundit

Familjarët e pasagjerëve pritën në ankth për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre. Hamaad Ramzah, i cili priste që gruaja e tij 26-vjeçare të kthehej në Uashington nga Kansas ka treguar mesazhet e fundit që ata kanë ndarë me njëri-tjetrin.

“Më dërgoi mesazh se do të zbresin për 20 minuta. Pjesa tjetër e mesazheve të mia nuk shkuan më kurrë dhe atëherë e kuptova se diçka po ndodhte,”- tha Ramza për WUSA9, gazetari i të cilit e quajti atë “intervistën më tronditëse që kam bërë ndonjëherë”.

Tragjedia ajrore në Uashington me 67 viktima, asnjë i mbijetuar, dalin

Burri thotë se gruaja ishte në aeroplanin që u rrëzua pranë aeroportit DC

“Gjithçka që po bëj është të lutem që dikush ta nxjerrë nga uji. Kaq mund të bëj, po i lutem Zotit”, shtoi i tronditur. Sipas tij, 26-vjeçarja kishte udhëtuar për në Wichita, Kansas për punë dhe nuk ndihej rehat kur fluturonte.

Autoritetet amerikane janë duke punuar për të nxjerrë trupat nga uji dhe për të gjetur mbetjetet e avionit dhe helikopterit. Sekretari i Transportit, Sean Duffy lajmëroi se mbetjet e avionit të American Airlines u gjetën të shpërndara në tre pjesë, siç njoftoi Sekretari i Transportit, Sean Duffy. Trupi i avionit u gjet i përmbysur dhe pjesërisht i zhytur në ujë, ndërsa operacionet e rikuperimit janë duke vazhduar.

“Ndërsa procesi i rikuperimit të mbeturinave përparon, autoritetet përkatëse do të fillojnë punën për të zbuluar se çfarë ndodhi”, tha Duffy.

Në të njëjtën kohë, kreu i American Airlines, Robert Isom fajësoi e helikopterit ushtarak për përplasjen. “Në këtë moment, ne nuk e dimë pse avioni ushtarak ishte në rrugën e aeroplanit të pasagjerëve PSA”, tha ai.

Sipas ministrit të transportit, si avioni i pasagjerëve ashtu edhe helikopteri Black Hawk po ndiqnin një “plan standard fluturimi” të mërkurën mbrëma. Është verifikuar se kanë humbur jetën gjithsej 67 persona, pra 64 persona në bordin e avionit dhe tre anëtarë të ekuipazhit të helikopterit ushtarak.