Në disa prej qyteteve kryesore të Greqisë që po zhvillohen tubime e marshime për 1-vjetorin e tragjedisë me 57 viktima në Tempi.
Një vit më parë, si pasojë e përplasjes së dy trenave në Tempi, Larissa, humbën jetën 57 persona, e mes tyre edhe 6 shtetas shqiptarë.
Nëna e 20-vjeçares shqiptare, Klaudia Lata që humbi jetën në këtë tragjedi, shprehu zemërimin dhe pikëllimin e saj për humbjen e vajzës 20-vjeçare.
Duke folur për mediat greke ajo tha se sot është dita më e vështirë e jetës së saj, pasi Klaudia nuk është më mes tyre.