
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme (18 gusht) në Dimal, pasi dyshohet se e ka zënë korrenti në një lavazh, në Dimal.
Ngjarja ka ndodhur në një lavazh, ku i mituri punonte si ndihmës. Gjatë punës ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Policia bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.