Sarandë, shpërthim eksplozivi në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja në orën 04.35 ne lagjen nr.1.
Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit Lefter Lefteri alias Afez Kulla.
Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtme e vilës. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.
Ne objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anetaresh e 54-vjecarit Lefteri. Ky i fundit rezulton ndertues, ndersa me pare ka qene punonjes i administrates publike.
Muajt e fundit Lefteri eshte kallezuar madje dhe shoqeruar ne Komisariat lidhur me nje objekt ne ndertim e siper ne lagjen nr.1.
Policia punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.