Analisti Arjan Curri deklaroi disa ditë më parë se Prokuroria e Kosovës po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër shkaqet e vrasjes së Liridona Ademaj nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Sipas Currit arsyeja e fortë se pse një burrë mund të vrasë një grua është edhe orientimi seksual dhe dyshohet se Liridona e dinte për lidhjen e Naimit me një burrë.

Curri theksoi se ‘Behxhet Pacolli mungoi në varrim, mundet që vilën mund tja ketë dhënë ai, prokuroria duhet të hetojë. Pse kumbari nuk shkon në të dy varrimet e Liridonës? Kam një arsye pse por nuk e them dot live se kam hall se prish pistat e hetimit’.

Pas këtyre deklaratave, ka reaguar Pacolli i cili shprehet se deklaratat e Currit kanë shkaktuar vuajtje te familja e tij, teksa shkruan se më së shumti këtë po e përjeton djali i tij, i cili po bullizohet nga shokët në shkollë.

Gjithsesi konstatohet se Naim Murseli ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook dhjetëra foto të ‘ngrohta’ me Behxhet Pacollin dhe asnjë foto me bashkëshorten e tij, Liridonën.

Kjo mund të jetë edhe rastësi, por Naim Murseli shfaqet shumë pranë Behxhet Pacollit.

Murseli dhe Pacolli fshfaqen pranë njëri-tjetrit në darka, festa, takime, udhëtime, madje edhe në pushime sëbashku.

Mediat sjellin 25 foto ku Pacolli dhe Murseli prekin njëri-tjetrin. Rastësi apo jo, herë Pacolli prek Murselin dhe herë Murseli prek Pacollin.

Biznesmeni Pacolli mësohet se i kishte financuar edhe një biznes Naim Murselit, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes Liridona Ademaj.