Kryeministri Rama ka bere deklarata te forta nga studio e VOA-s ne lidhje me ineceneratoret. Kryeministri tha se nuk do te mbroje askend nese ka genjyer per inceneratoret, per te cilet ka nisur tashme nje hetim nga SPAK.
“Përgjegjësia për rolin e cfarëdo qoftë në jetën publike është individuale, e kam besuar atëherë dhe sot. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin, apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit dhe komuniteteve për një Shqipëri më të pastër, sigurisht që ata duhet të marrin dënimin e merituar”, tha Rama.
Deri me tani, krahas Lefter Kokes, nga ministrat dhe ish-ministrat jane perfolur per inceneratoret edhe Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj.
Edi Rama tha: Unë besoj se janë dy gjëra krejt të ndara, një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit, të shëndetit dhe mjedisit dhe paralelisht me të, veprime të dyshuara që mbeten në suazën e përgjegjësisë individuale, për të tjerat jemi në kushtet shumë komode, kur SPAK po heton dhe i takon asaj që të evidentojë faktet bazuar në hetim dhe prova, dhe jo llafe dhe spekulim.
Nuk shikoj asnjë lloj shqetësimi për të vërtetën, pasi po hetohet dhe do të dalë deri në fund. Ato janë vepra të dobishme.
Përgjegjësia për rolin e cfarëdo qoftë në jetën publike është individuale, e kam besuar atëherë dhe sot. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer gishtin, apo dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit dhe komuniteteve për një Shqipëri më të pastër, sigurisht që ata duhet të marrin dënimin e merituar.