
Arsen Meskurti, autori i krimit të dyfishtë në Tiranë, ku vrau vëllanë dhe kunatën e tij, ka dalë sot para gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë ‘arrest me burg’.
Autori shfaqet për herë të parë në publik pas ngjarjes makabre. Siç shihet edhe nga pamjet, Meskurti, i njohur ndryshe dhe me emrin Hamza, qëndron pas kafazit prej xhamit, ndërsa diçka flet.
Dëshmia e tij para togave të zeza. “Kam bërë shtatë kallëzime për vëllanë dhe kunatën. Armën e kam patur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, tha autori i vrasjes së Dritan dhe Nora Meskurtit.