![IMG_6755](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_6755.jpeg)
Një turist gjerman është gjetur i pajetë brenda jahtit të tij në qytetin e Vlorës.
Viktima është shtetasi 42-vjeçar gjerman Michael Scherer, i cili është gjetur pa shenja jete brenda jahtit.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se 42-vjeçari mund të ketë pësuar infarkt teksa qëndronte brenda jahtit.