Deputetët demokrat, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë hedhur akuza të ashpra dhe ofendime ndaj ministres së ekonomisë Delina Ibrahimaj.
Bardhi e ka cilësuar si shërbëtore të oligarkëve Delina Ibrahimaj, ndërsa Tabaku e akuzoi ministren se është e paaftë në punën që bën, ndërsa shtoi se ajo është e korruptuar.
Pjesë nga debati
Bardhi: Trego kush të ka dhënë shtëpinë pastaj hajde fol
Ibrahimaj: Hajde shihe ku e kam shtëpinë
Bardhi: E kujt është shtëpia që jeton zotërote
Tabaku: Kam 12 vite në politikë dhe nuk ulem dot në nivelin politik të ministres që kënaq vetëm Spiropalin. Të të vijë turp ty që më thua mua opozita e vulës. Ke ardhur nga rruga e je bërë ministre.
Bardhi-Ibrahimajt: Shërbëtore e oligarkëve.
Tabaku-Ibrahimajt: Dëgjo, dëgjo këtu se mëson.