Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i shoqëruar me disa efektivë ka shkuar në parlament rreth 45 minuta pasi u mbyll seanca dhe deputetët u larguan.
Policia është duke e konsideruar vendngjarje atë që ndodhi me flakadantët që u hodhën në sallë.
Ende nuk dihet nëse policia do të ngrejë akuza ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për atë që ndodhi paraditen e sotme, hedhjen e tymueses dhe tentativën për të qëlluar me karrige një deputet.