Ka qenë prokuroria e Tiranës që ka rikualifikuar veprën penale, nga ajo e “mbajtës pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim” në “armë mbajtje pa leje në banesë”.
Kjo sepse sipas tyre, në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratit dhe kaq ka mjaftuar për t’i lehtësuar pozitat. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”.