Xhonatan Isufi, reperi i njohur ndryshe si Don Xhoni ka dalë ‘LIVE’ në Instagram për të treguar se nuk ndodhet pas hekurave, por i lirë. Vetëm pak minuta pasi u vu në pranga sepse u kap me armë zjarri, Isufi thotë se gjithçka është në rregull. Reperi vijon më tej duke shtuar se ka respekt për Policinë e Kosovës.
“Desha me ju tregu se gjithçka është në rregull, gjithçka është ok. Edhe respekt për Policinë e Kosovës se janë të gjithë të mirë. Faleminderit dhe për mbështetjen për këngën e re ‘Katile’,”- thotë Isufi.
Këngëtari u arrestua këtë mesditë. Ai u kap me një armë zjarri dhe gjashtë plumba që ju sekuestruan.