Më shumë se 1 vit më parë, këngëtari dhe kompozitori i njohur Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Artisti i mirënjohur dhe partnerja e tij mirëpritën fëmijën e tyre të parë që e pagëzuan me emrin Amadeus. Lajmi i ardhjes në jetë të djalit u mbajt në fshehtësi të madhe nga këngëtari, por ishin miqtë e tij të cilët ndanë lajmin e ardhjes në jetë të tij.

Portali Story.al ka publikuar fotot e para të këngëtarit së bashku me djalin e tij të vogël, teksa po kalon një ditë të bukur me të dhe gruan e tij. Ai shihet duke e mbajtur në krahët e tij, teksa shëtisnin në oborrin e një hoteli të njohur në qendër të Tiranës.