Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua ditën e djeshme në zonë e ish-Bllokut, ndërkohë që dërgonte djalin në kopsht.

Spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë, ndërkohë që është në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Mëngjesi u dhunua nga tre persona të identifikuar nga policia si: Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj. Ndërsa Romario Tabaku ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.

Pasditen e djeshme, u vetëdorëzua njëri prej dhunuesve në DVP e Tiranës, Dorian Alia, ndërsa policia vuri në pranga porositësin e dhunës ndaj avokat Mëngjesit, Dritan Nano. Tre personat e tjerë janë në kërkim nga policia