“Më ka marrë malli Brilant Martinaj”, ky është dedikii i reperit Stresi për mikun e tij të ngushtë, Brilant Martinaj, i cili në korrik të këtij viti u ekzekutua me breshëri plumbash në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Të gjithë e dimë që Stresi ka pasur një lidhje tepër të ngushtë me Brilantin dhe pas vdekjes së tij të shpeshta kanë qenë dedikimet që reperit i ka bërë shokut të tij ku nuk ka nguruar të tregojë se sa shumë i mungon ai.

Kujtojmë se Brilant Martinaj, u ekzekutua në një atentat në 17 korrik së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Besmir Hoxha. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qëllua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.