Majlinda Palushi është mësuesja e gjimnazit “Hydajet Lezha”, e cila u godit me karrige nga një nxënës.

Palushi pasi mori ndihmën mjekësore në Lezhë, u nis drejt Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Ditën e sotme  ajo i është nënshtruar një operacioni në klavikul, pjesën e shpatullës për shkak të dëmtimit. Megjithatë  gjendja e saj është shumë e mirë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 16-vjeçari u njoh sot me mësën e sigurisë. Gjykata e Lezhës vendosi “arrest shtëpie” për të miturin ndaj të cilit rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rënde me dashje.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.