U kap në Angli duke ruajtur kanabis , i riu shqiptar Erald Ahmetaj : I lumtur që u arrestova, puna është e mjerueshme

Një i ri shqiptar që është kapur duke punuar në një shtëpi bari në Angli ndihet i lumtur që është arrestuar.

Erald Abmetaj u arrestua më 12 dhjetor 2022, gjatë kontrollit të një banese në Howard Street, Rochdale. 22-vjeçari shqiptar ishte i vetmi person në shtëpinë e mbushur me gjithsej 481 bimë kanabisi të rritur.

U kap në Angli duke ruajtur kanabis , i riu shqiptar Erald Ahmetaj : I lumtur që u arrestova, puna është e mjerueshme
U kap në Angli duke ruajtur kanabis , i riu shqiptar Erald Ahmetaj : I lumtur që u arrestova, puna është e mjerueshme

Policia zbuloi se shtëpia ishte kthyer në një fermë kanabisi me dhoma të ndryshme që përmbanin disa pajisje kultivimi. Shqiptari tha se po punonte në kultivimin e kanabisit në këmbim të ‘ushqimit dhe një vendi për të qëndruar’.

Abmetaj, i cili e cilësoi punën si ‘të mjerueshme’ mbërriti në Britaninë e Madhe vitin e kaluar. Atij iu ofrua puna si ‘kopshtar kanabisi’ pasi nuk kishte ku të qendronte dhe detyra e tij ishte të ujitte dhe ushqente bimët e kanabisit.

Shqiptari pranoi në gjykatë se për të nuk ka ‘vend më të mirë’ sesa në burg pasi aty gëzon edhe statusin e ‘privilegjuar’ si përkthyes. Ai tha se është i gatshëm për t’u kthyer në Shqipëri e për të punuar në marketin e babait të tij.

Duke marrë parasysh këto deklarata dhe rolin e tij në kultivimin e kanabisit, i riu shqiptar u dënua me 16 muaj burg.

Gazeta Jone