Prej ditësh në mediat rozë qarkulloi një video e këngëtarit Flori Mumajesi dhe moderatores Liberta Spahiu teksa shkëmbjnë një puthje në një dasëm në SHBA, duke sjellë dyshime se ish-çifti mund të jenë rikthyer bashkë.

Por, Liberta Spahiu ka ka folur për herë të parë në lidhje me aludimet se mund të jetë rikthyer me këngëtarin, duke mohuar gjithçka.

Në rubrikën “E vërtetët/ E pavërtetë”, të emisionit “Prive”, që ajo moderon, Spahiu e ka cilësuar lajmin si të pavërtetë.

“Liberta dhe Flori gëzojnë një shoqëri shumë të mirë nga një periudhë e gjatë këtu e 10-15 më parë, ndaj kjo nuk ëhstë hera e parë as e fundit që do ti hasim nën shoqërinë e njëri-tjetrit”, thuhet ndër të tjera në rubrikën e saj.

Këngëtari ka qenë i ftuar në një dasmë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me grupin e tij “Three Dots”, ku ndër të pranishmit në event ishte edhe Liberta.

Një video e kapur nga të pranishmit e tjerë në dasmë që bëri xhiron e rrjetit, shihet këngëtari që po këndon në mes të sallës ndërsa Liberta Spahiu po bën një video me celularin e saj, ku në një moment Flori shkon pranë moderatores duke shkëmbyer një puthje.