Atdheu ka shkaktuar menjëherë zhurmë me hyrjen e tij në “Big Brother VIP Kosova”. Ai krijoi gjatë kësaj kohe një lidhje me një nga konkurrentet më të forta të programit, Xhulin. Por pas një videoje që u transmetua në prime, ku Xhuli fliste për dikë që ka lënë jashtë, Atdheu vendosi t’i jepte fund njohjes së tyre brenda shtëpisë.
Duket se kjo situatë e ka prekur shumë Xhulin, e cila është shfaqur duke qarë dhe i ka kërkuar falje Atdheut.
“Unë kam gabuar, gabon edhe ti. Ti nuk e din historinë, ajo bisedë me Mbresën ka zgjatur dy orë, ti ke parë vetëm dy minuta. Unë i kam dyshimet e mia tani. Ti kapesh për një gjë të tillë dhe dëshiron të shkatërrosh lidhjen tonë. Se kam bërë kastile dhe të kërkoj falje që të kam lënduar”, i ka thënë Xhuli Atdheut ndër të tjera.