Ministrja, Bora Muzhaqi ka rrëfyer takimin e parë me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ndihej në siklet.
“Ka qenë para se të shpallej fushata, nuk e kisha takuar asnjëherë më përpara, sigurisht e kisha parë si të gjithë të tjerët në televizion, më kishin njoftuar që isha pjesë e listave për të qenë kandidate për PS-në dhe më thonë që duhet të vish të bësh një video me kryeministrin. Dhe sigurisht isha tek ajo pjesa, po prisja të vinte kryeministri, sigurisht një gjë shumë e madhe kështu e çuditshme, ndoshta një gjë e re për mua dhe ndërkohë që më thonë, shiko se erdhi, kur dëgjoj një zë nga cepi tjetër që kush ishte. “Po kjo Bora ku është?” U ktheva në një moment, ishte kryeministri. U ndjeva shumë e sikletosur, vajta t’i jepja dorën, një gjë që bën çdo njeri normal, prezantohet. I them përshëndetje, unë jam Bora. Po më thotë e di, aty ngela”, tha ajo në “Jo Vetëm Modë”.