Në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, moderatorja e njohur Orinda Huta ka organizuar një festë me pizhame, ku të ftuar kanë qenë Rozana Radi, zv.ministrja e Arsimit Bora Muzhaqi, Sara Kalemi, Drini Zeqo, Cubi Metkaj dhe Eraldo Rexho.

Sara Kalemi ka treguar se ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për të dhe karrierën e saj në aktrim. Ajo ka marrë pjesë në disa filma të cilët kanë pasur shumë sukses. Gazetari Drini Zeqo nuk ka parë filmat ku ka luajtur Sara dhe Rozana Radi i ka thënë me shaka Orindës se nuk e dinte që ka marrë gjyshin në emision.

Rozana Radi: Orinda nuk e dija që paske marrë dhe gjyshin këtu. Drini, po ti paske rënë shumë!

Drini Zeqo: Rozana, plak, plak, po e kam flakë!

Rozana Radi: Ta kesh por ta kesh për veten tënde.