Drini Zeqo e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave. Por së fundmi, spikeri i lajmeve ka zbuluar disa detaje nga jeta personale.
I ftuar në një intervistë për “Pushime On Top”, gazetarit dhe spikerit të njohur iu drejtuan disa pyetje ngacmuese rreth jetës së tij personale, të cilave ai iu përgjigj pa hezituar.

Një pyetje që iu drejtua nga moderatorja Ori Nebiaj ishte se sa herë në ditë e pyesin kur do martohet. Duke qeshur ai u përgjigj se mamaja e tij “ka hequr dorë” dhe nuk e pyet më, ndërsa janë njerëz të tjerë që ia drejtojnë këtë lloj pyetjeje.

“Më thonë nga dy-tre herë në ditë. Vetëm se tani jemi në këtë fazën që edhe lodhen se thonë dhe nuk marrin përgjigje. Mami nuk thotë, disa komshie më thonë”- tha Drini, nuk mos zbuluar shumë.

Gjithashtu ai ka zbuluar gjatë intervistës se nuk dëshiron që partnerja e tij të jetë një personazh publik dhe pjesë e botës së medias.

“Jashtë botës së medias. Boll jam unë në media”, tha Drini, i cili zbuloi edhe nëse është xheloz në një marrëdhënie. “Nuk jam xheloz sepse jam i sigurt te vetja. Nuk jam natyrë xheloze sepse ndihem mirë me veten”, tha gazetari.

Leave a Reply