Arta Shurbi është efektivja e Policisë Rrugore e cila mbeti e plagosur paraditen e sotme si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në Vorë.
Inspektorja, e cila shërbente si oficere e Policisë Rrugore, në momentin e aksidentit ishte në krye të detyrës.
Kjo nuk është hera e parë që efektivja ka mbetur e plagosur teksa ka qenë në shërbim. Kujtojmë se në vitin 2021 ajo u përplas tek Kthesa e Kamzës nga një kamion.
Më herët, uniformat blu bënë me dije se inspektorja Shurbi ndodhet në spitalin e Traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.