Gjatë kësaj jave, banorët e “Big Brother VIP Albania” kishin si provë jave të luanin disa filma shqiptarë.

Si pasojë në një skenë, Ilirit dhe Arjolës iu desh të shkëmbenin një puthje në buzë, gjë të cilën ata e realizuan edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në transmetim live.

Ndërsa, pas përfundimit të mbrëmjes, teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë Iliri me Arjolën dhe Donaldin, bisedonin dhe kështu Iliri e pyet Arjolën.

“U puthem prap sot”, i tha ai, ndërsa Arjola iu përgjigj: “U puthem”.