Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, shquhet për kujdesin ndaj shëndetit dhe të qenit në top formë, ani pse ka shtatë dekada mbi supe.
Në rrjete sociale ai shpesh herë u bë i vdekur, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga artisti.
Dje ai ka reaguar me një video në llogarinë e tij në “facebook” duke thënë se “Jam gjallë, shëndosh e mirë!
“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal”, shtoi Sabriu.
Kujtojmë se Sabriu përgjatë këtyre viteve karrierë ka sjell hite të shumta dhe shumë të pëlqyera nga publiku.