Gerard Pique dhe Shakira janë prej dy ditësh kryefjalë e mediave botërore. Krejt papritur u tha se ata janë drejt ndarjes dhe se shkak u bë tradhtia e futbollistit të Barcelonës.
Teksa nuk ka asnjë reagim nga dyshja, në media kanë nisur edhe teoritë konsiprative. “El Periodico” shkruante sot se mbrojtësi i Barcelonës ka tradhtuar këngëtaren me një vajzë 20-vjeçare, identiteti i së cilës ende nuk është zbuluar.
Ndërkohë një teori edhe më tronditëse po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, sipas së cilës Pique e ka tradhtuar këngëtaren me nënën e shokut të skuadrës, Gavi, i cili është vetëm 17-vjeç.
Ky lajm nuk i ka shpëtuar reperit shqiptar Ledri Vula i cili e ka shpërndarë lajmin në Instastory duke ironizuar situatën e krijuar. “Me fjalë të tjera: S’ma gjuan topin, tu q* mami”. Ledri nuk njihet për reagime të tilla, por si duket këtë herë nuk është kursyer.
Në fakt nëpër këngët e tij reperi u referohet shpesh personazheve ndërkombëtare duke i përmendur nëpër këngë. Do ishte interesante nëse në këngën e tij të re Ledri do fliste për këtë histori.
Pique dhe Shakira filluan romancën e tyre pasi u takuan në ‘Kupën e Botës 2010’, por ata kurrë nuk u martuan. Gjatë kësaj periudhe kanë qenë bashkë, ndërsa kolumbiania është zhvendosur në Barcelonë për të krijuar familje me futbollistin. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha.