Rreth tre vite më parë në media bëri bujë lajmi se tre ndër vajzat më bukuroshe të showbizit, moderatorja Einxhel Shkira dhe modelet Kejvina Kthella e Oriola Marashi ishin përfshirë në një sherr. Motivi i sherrit nuk u mësua kurrë ndërkohë që aludimet ishin të shumta, madje u tha shpesh se ishin zënë për një djalë.

Mirëpo, e ftuar së fundmi në “D-Night”, Kejvina i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet. Ajo është shprehur se nuk ka asgjë me Einxhelin, madje e ka harruar si ngjarje duke shtuar se nuk do e kishte aspak problem t’i rregullonin marrëdhëniet.

“Nuk është se ka qënë ndonjë gjë. Troç fare një budallallik, asgjë me rëndësi. Nuk ka lidhje fare me çfarë është përfolur në lidhje me meshkujt. Këtë gjë unë e kam shprehur edhe më përpara. Na ka ndodhur të gjithëve që në një moment kemi dashur t’i shkëpusim marrëdhëniet, por unë e kam harruar besoj edhe Einxheli. Nuk e kam problem fare t’i rregulloj marrëdhëniet, unë e kam harruar atë gjë, besoj se dhe Einxhel. Ajo po shijon jetën e saj dhe më bëhet qejfi që është mirë dhe e lumtur”, ka thënë Kejvina.