Marsela Çibukaj mbrëmjen e djeshme u shpall fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike”. Çibukaj konkurroi në këtë festival me këngën ‘I paftuar’.

Ajo që ra në sy është se çmimi i parë u dha ashtu siç kishte deklaruar më herët këngëtari i njohur, artisti Endri Prifti.

Një muaj më parë ai deklaroi se personi që do të fitonte Festivalin e ‘Këngës Magjike’ do të ishte pikërisht Marsela Çibukaj dhe mesa duket Endri nuk gaboi.

Sipas tij, fituesi i ‘Këngës Magjike’ përzgjidhej 5 muaj para nga ‘byroja.’

“Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e Këngës Magjike këtë vit, por rethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, dmth e kupton ti, nga ato furçat me bojë. Po degjo tani më mirë, e di pse, ja t’ju jap edhe informacion mbi fituesin e kenges magjike eshte Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombëtar e fiton Noizi në bashkëpunim me Eugent Bushpepa. Tashmë juve jeni mësuar si funksionojnë këto, mblidhen ata byroja që gjysmat e tyre për kokën time, i kanë këpucët të dyja të majta dhe vendosin ata 5 muaj para”, pati thënë Endri në 23 tetor.

Në kohën që Endri tha se ishte paracaktuar fituesi i “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea i kërkoi të kishte më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës.

Por, sot kur kënga fituese është ajo që tha Endri Stefi një muaj më parë, çfarë do të thotë Ardit Gjebrea?

Sot nuk është thjesht një zhurmë, por një e vërtetë që u tha një muaj më parë nga Endri Prifti dhe që u vërtetua mbrëmë.