Finalja e Big Brother VIP është vetëm pak orë larg. Banorët ndihen të emocionuar dhe nën tension pasi njëri prej tyre do të marrë fitoren.

Duket se marrëdhënia është rregulluar edhe mes Einxhel dhe Donaldit ndërsa më parë nuk shkëmbenin asnjë fjalë me njëri-tjetrin.

“Lum nusja që do të të marrë” i tha Einxhel-Donaldit në mëngjesin e sotëm, një urim tipik shqiptar.

Një reagim që i habiti të gjithë shikuesit pasi dyshja Donald-Einxhel kanë qenë në konflikte të vazhduara kjo si pasojë e akuzave të Einxhel kundrejt binjakëve për mungesën e korrektesës në pagesë kur bashkëpunuan për një emision.

Duken se gjërat po rregullohen në këtë ditë të fundit në shtëpi duke mos u marrë me grindje por duke e shijuar në maksimum.