Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2443 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 173 qytetarë.
2 kanë humbur jetën. Viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç.
Tirana ka numrin më të lartë të infektimeve, 75 raste pozitive.
Janë 3159 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (25 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 173
Të shëruar në 24 orë 408
Të shtruar në spitale 66
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2443
Testime totale 1,738,929
Raste pozitive 271,314
Raste të shëruara 264,695
Raste Aktive 3159
Humbje jete 3,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 923
Fier 492
Elbasan 360
Vlorë 262
Lezhë 245
Berat 224
Kukës 147
Durrës 143
Gjirokastër 137
Shkodër 128
Korçë 72
Dibër 26