Bordi i Administrimit të Karburanteve ka vendosur këtë të mërkurë çmimin e naftës, i cili do të jetë 203 lekë deri në datën 21 mars.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook, por nuk bëhet e ditur se sa do të jetë tavani për çmimin e benzinës dhe gazit.
Një ditë më parë, Bordi i Administrimit të Karburanteve e kishte vendosur çmimin e naftës në 211 lekë për litër.