Belind Këlliçi është shoqëruar sot nga bashkëshortja e tij Anna, e cila gjithashtu ka votuar për Primaret në PD.
Teksa ka ndarë në rrjetet sociale, momentin e hedhjes së votës në kuti, Këlliçi ka kërkuar nga demokratët që të vijojnë të votojnë për t’i dhënë Tiranës një mundësi për ndryshim.
“Unë dhe Anna votuam tani për Primaret e Tiranës
Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët që i janë drejtuar qendrave të votimit!
Si primaret dhe shiu kanë kohën. Prandaj mos prisni gjatë! Votoni për t’i dhënë Tiranës një mundësi për ndryshim!
Mirënjohës gjithnjë, Belindi”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.