Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën kokë më kokë me presidentin turk Erdogan lidhur me projektin e ndërtimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Kreu i qeverisë theksoi se “unë kisha vërejtje për projektin”, por shtoi Rama duke iu drejtuar Erdogan “më thatë që projektin po ta lë ty se si do të duket, dhe xhaminë dua të vij ta hap me ty”.

Rama theksoi se “Namazgjaja”, e cila do inaugurohet nga presidenti Erdogan, do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne.
“Pas pak do ju shoqëroj me kënaqësi dhe i nderuar, të gjitha ikin por shtëpitë e besimit, edhe kur emrat tanë përveç tuajit harrohen”, iu drejtua Rama presidentit turk.

Edi Rama: Pjesa e mërzitshme e ditës mbaroi për ju, tani fillon një pjesë tjetër që do të jetë gëzim i posaçëm, jo vetëm që ishit zëri i komunitetit mysliman shqiptar përpara komunitetit mysliman turk duke garantuar mbledhjen e mjete për ndërtimin e xhamisë, por në çdo rast që jemi takuar ke qenë i vëmendshëm, për këtë parë këtë ditë të sotme.

Ju në Turqi keni xhami të bukura, por ajo xhami që do të shikoni sot do të hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët modern.

Kjo është merita juaj, kur u takuam për herë të parë ju bëtë dorën nga dera dhe erdhi projekti, më thatë ky është projekti i vëllazërisë shqiptaro turke.

Unë kisha vërejtje për projektin, por më thatë që projektin po ta lë ty se si do të duket, dhe xhaminë dua të vij ta hap me ty.

Pas pak do ju shoqëroj me kënaqësi dhe i nderuar, të gjitha ikin por shtëpitë e besimit, edhe kur emrat tanë përveç tuajit harrohen.