Shoqata e Transportit Qytetas i ka dërguar një peticion kryeministrit Edi Rama, kreut të bashkisë Tiranë Erion Veliaj, zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministrave Delinda Ibrahimaj dhe Belinda Balluku duke paralajmëruar mbylljen e shërbimit që prej 1 marsit nëse nuk u plotësohen disa kërkesa.
Kërkesat që ata kanë janë:
Rimbursimi i TVSH në shitje
Heqja e akcizës 37 lekë/ litër
Heqja e taksës së qarkullimit për subjektet e licencuara
Rimbursimi nga ministritë e linjës lidhur me kategoritë (tetraplegjikë, paraplegjik, invalid pune, të verbët dhe studentët).
Nëse këto kërkesa që kanë parashtruar nuk plotësohen, pritet që ata duke nisur nga muaji i ardhshëm të ndërpresin shërbimin e tyre.