Këshilltari në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës, Victor Andrusiv në një rrëfim pretendon se një ushtar rus ia ka dorëzuar tankun e tij forcave ukrainase. Andrusiv detajon rrëfimin e tij të shoqëruar me një imazh të një ushtari rus që ai pretendon se ia dorëzoi tankun e tij forcave ukrainase.

Sipas Andrusiv, ushtari rus tani do të merrte një shpërblim prej 10,000 dollarësh (7,550 £).

Në një postim me titull “Rusët po dorëzohen!”, ai tha se donte të publikonte video të ngjarjes, por “forcat speciale i kishin kërkuar të mos e bënte një gjë të tillë”.

Ai tha se forcat ukrainase morën një telefonatë nga një njeri të cilit i referohej si “Misha” (me sa duket një term bisedor për ushtarët rusë të përdorur nga ukrainasit) disa ditë më parë.

“Ai u tërhoq. Nga droni u sigurua që ishte ai dhe nuk ishte pritë. Pas kësaj, forcat speciale e ndaluan. Nga ekuipazhi i tankut rezultoi se ishte i vetmi që kishte mbetur, pjesa tjetër u arratis në shtëpi. Ushtari rus (Misha) tha se nuk kishte mbetur pothuajse asnjë ushqim, menaxhimi ushtarak ishte kaotik”

Duhet të theksohet se nuk ka qenë e mundur të verifikohet versioni i z. Andrusiv i ngjarjes, që është një histori që sigurisht konsiderohet shumë e dobishme për Ukrainën në luftën e saj propagandistike me Rusinë.