Tre muaj pas lindjes, Arbana Osmani ka nisur punë. Ajo është konfirmuar tashmë si moderatore e sezonit të dytë të “Big Brother Vip” që pritet të startojë pas pak muajsh.

Por vendimi për kthimin në studio është komentuar nga ndjekësit e saj. Madje disa edhe janë shprehur se ‘vajza është e vogël dhe se ka nevojë për atë.

Një ndjekës i ka shkruar Arbanës: “Mos është shpejt 3 muaj të kthehesh në Tv? Vajza e vogël shumë.”

Në përgjigjen e saj, Arbana shkruan se projektet profesionale kanë niusr që një vit më parë, ndërsa shtatzënia në atë kohë nuk ishte e planifikuar. Gjithashtu moderatorja shkruan se puna për të është shumë e rëndësishme, dhe mezi pret të fillojë projektet e reja.

“Shpejt është. Me Jonin u ktheva pas dy vitesh shkëputje. Me Diellin shumë më pak dhe isha më e lumtur me rikthimin në punë shpejt. Kësaj here punët kanë qenë planifikuar gati një vit më parë (pa patur në plan shtatzëni kaq shpejt) dhe në pamundësi për t’i shtyrë do shohim si do menaxhojmë bashkë me Zoin; do Zoti do ia dalim. Por pavarësisht se fëmijë sjellin lumturi pafund, puna për mua është gjithashtu e rëndësishme dhe burim energjie, dhe megjithëse po kënaqem shumë me fëmijët në shtëpi, mezi pres të rifilloj gjithashtu projekte që i kam shumë përzemër dhe me shumë ambicie”– shkruan Arbana.

Mirë po një tjetër ndjekëse ka qenë pak më e ashpër me moderatoren, ndësa shkruan: “Ç’faj kanë fëmijët për planet e tua, ata duan praninë tuaj sidomos këto muajt e parë”.

Ashtu si pyetja, edhe përgjigja e moderatores ishte e ashpër. Arbana shkruan se mesazhi i saj nuk do ta bëjë të ndjehet në faj dhe shton se ndjekësja nuk fiton asgjë duke ulur një grua.

“Nëse mendon se mesazhi yt do më bëjë të ndihem keq apo në faj, më vjen keq por e ke kot. Dhe një grua nuk fiton asgjë duke ulur një grua tjetër. Fëmijët do bëhen pjesë e planeve të mia; jo vetëm në muajt e parë por gjithë jetë. Mama e lumtur, fëmijë të lumtur”- shkruan Arbana.