Personi që shihni në foto është gruaja shqiptare që vdiq tragjikisht në Greqi. Mediat greke zbardhin detaje të reja nga tragjedia që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Mesolong. Viktima është rreth 50-vjeçe, kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan.

Por fatkeqësisht, gruas shqiptare iu bllokuan flokët tek makineria dhe humbi jetën. E gjithë skena tragjike ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën.

Vajza po pastronte  përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm për gazetën greke ”Protothema”.

Vajza nisi të bërtasë dhe në vendngjarje shkoi policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse. Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste “ndihmë”, raportojnë personat që ndodheshin aty. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur.

Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje shoku dhe më vonë u shkarkua.

Sipas mediave greke, gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane. Viktima jetonte prej 2 vitesh në Mesolongi së bashku me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10 vjeç.

Ajo ishte shumë e mirë, punonte nga mëngjesi deri në darkë me vajzën duke pastruar dyqane për të nxjerrë bukën e gojës” tha një banor i lagjes ku jetonte viktima.