Familjarët e 31-vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e Kavajës kanë hedhur dyshime të forta se Ilvi Meta është kërcënuar nga efektivët e policisë.
Gjatë intervistës për në “Top Story”, motra e viktimës thotë se Ilvi Meta ishte vendosur në shënjestër nga uniformat blu.
E motra e Ilvi Metës: “Për dy ditë do kalonte në Greqi, Kohët e fundit ka marrë një kërcënim nga një punonjës policie. Kur u arrestua herën e parafundit ishte një armë lodër, e kanë mbajtur dy orë. Një polic që e kishte inat i thoshte këtë herë ‘më ike por do vijë dita që do më biesh në dorë’. Që aty e dy viteve nuk ka pasur asnjë problem”