Vdes punëtori i ndërtimit te Univers City , policia nxjerr detajet. “Mallkimi” te bizneset e Samir Manes, si u vetëvra Mikel Luarasi
Një punëtor ndërtimi ka vdekur pasi ra nga lartësia gjatë ndërtimit të një kompleksi pallatesh në rrugën “Gryka e Kaçanikut” në Tiranë.
Policia fshehu vendin e ngjarjes por Gazeta Jonë mëson se aksidenti tragjik ndodhi te Univers City e oligarkut Samir Mane.
Ky u fundit po ndërton një kompleks masiv aty pas ndryshimeve të hartës territoriale të Tiranës me qëllim shmangien e taksave.
Më herët një tjetër punonjës vdiq në ambientet e pronave të Manes. Mikel Luarasi vrau veten në TEG për shkaqe ende të paditura.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.