Unë jam një burrë 35 vjeç, heteroseksual, i cili sapo zbuloi një fiksim të ri, pak të dyshimtë dhe të pamoralshëm. Takova një grua në një bar që po vizitonte qytetin tim në një udhëtim pune. Ajo ishte e hapur për faktin se ishte e martuar, por më tha se nuk e kishte problem të tradhtonte bashkëshortin e saj. Ne përfunduam duke bërë seks atë natë dhe që atëherë, unë nuk kam qenë në gjendje të ndaloj së menduari për të. Ka diçka kaq seksi në të bërit diçka që “nuk duhet”. Më pëlqen ideja e të gënjyerit dhe të shkuarit fshehurazi, ideja se je në rrezik për t’u kapur edhe pse në fakt, nuk do doja të më gjente burri i askujt.

Sidoqoftë, tani dua të fle me më shumë gra të martuara. Kohët e fundit këtë ua tregova miqve të mi dhe të gjithë më dhanë ca vështrime gjykuese. Ata thanë se ajo që dua të bëj është e gabuar dhe tregon se unë kam një problem. Mua nuk më duket diçka KAQ e keqe. Në fund të fundit, nuk do detyroja askënd.

Vazhdimisht, pyes veten: Sa e gabuar është ajo që dua të bëj? A është e gabuar kur e duam kaq shumë të dy palët?!

Nga “shkatërruesi i familjeve”.

– Letër e mbërritur në Men’s Health