Në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Edi Rama i është përgjigjur pyetje të gazetarëve.

Ndër të tjera Rama është pyetur edhe për Albin Kurtin, duke i thënë nëse ka ndonjë porosi “për vëllanë e vogël”.

Por Rama kësaj pyetjeje ka zgjedhur ti përgjigjet duke thënë: “Vëllanë e vogël e kam në Tiranë është drejtori i klubit Partizani, është Olsi Rama”.

“Raportet janë aq të këqija sa mos ta quani më vëlla?”, e pyeti më tej gazetarja.

“Më bëtë pyetje me shpresën që do më fusnit në kurth, por jam mësuar me këto kurthe, por po rashë në kurth hidhem vetë nuk më fut dot njeri”, iu përgjigj Rama.

I pyetur nëse mendon se ka lider unifikues në Kosovë, Rama tha se interesi kombëtar duhet ndarë nga interesi partiak.

“Nuk është çështje personash, është çështje e ndarjes interesit kombëtar nga interesat partiake dhe nga interesat e brendshme politike. Unë besoj që kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre ata janë një. Në kuptimin që Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave dhe brenda gjërat mund të diskutohen, por interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe është ai mbi të cilin përcaktohet edhe mënyra si të tjerët na shohin”, u shpreh Rama.