Duket se shqiptarët nuk njihen në botë vetëm për vepra penale, por për një talent të jashtëzakonshëm!

Janë vëllezërit Balla ata të cilët po ngrenë lart emrin e shqiptarëve në kompeticionin e njohur America’s Got Talent.

Të rinjtë me aftësitë e tyre mbreslënëse kanë lënë gojëhapur jurinë dhe me zemra të ngrita të gjithë audiencën në sallë e atë televizive.

Ata performuan një ushtrim mjaft të vështirë i cili ka nevojë për shumë kohë e përkushtim dhe ia arritën të dilnin me sukses.

“Një ëndërr e bërë realitet”-e përshkruajnë ata eksperiencën e tyre në spektaklin më të madh të talenteve në botë.