Në Malin e Çikës në Vlorë situata e zjarreve po del jashtë kontrollit pasi flakët po iu afrohen zonave të banuara.

Pavarësisht alarmit të ngritur nga qytetarët dhe mediat, ministri Niko Peleshi ende s’është bërë i gjallë për të dërguar ndonjë helikopter me ujë, pasi ndërhyrja në rrugë tokësore është thuajse e pamundur.

Në një kohë që zjarret kanë pushtuar vendin nga Veriu në Jug, ministri ka gjetur kohë të bëjë video argësuese për rrjetin social TikTok bashkë me vajzën e tij. Aleksia Peleshi ka publikuar një video ku tregon “pasionin” e të atit për gatimin. Në videon e saj, Aleksia shkruan:

Babi ka zbuluar një hobi të ri: gatimin. Sot iu dogjën içik patatet po s’ka gjë.